Zgjedhjet e 11 majit: Një mundësi për ndryshim të vërtetë

Nga Namir Lapardhaja

Zgjedhjet e 11 majit janë më shumë se thjesht një proces elektoral; ato janë një mundësi historike për të ndryshuar kursin e vendit dhe për të ndërprerë një cikël politik të konsumuar. Shqiptarët nuk duan të zgjedhin mes së vjetrës dhe së konsumuarës, por kërkojnë një rrugë të re, një vizion të qartë dhe një mundësi të re përpara.

Koalicioni Euroatlantik përfaqëson pikërisht këtë vizion të ri, duke ofruar një alternativë të pastër nga kompromiset me të kaluarën. Ky koalicion nuk ka bërë pakt me të shkuarën dhe nuk është pjesë e sistemit të kalbur të tranzicionit. Shqiptarët nuk mund ta presin ndryshimin nga ata që janë peng të interesave të tyre, por nga ata që kanë vizion dhe guxim për ta çuar vendin përpara.

Një nga risitë më të rëndësishme të kësaj fushate është mundësia e listave të hapura, gjë që do të thotë t’u besosh qytetarëve dhe fuqisë së tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e duhur. Nuk ka më emra të servirur nga kryetarët e partive; tani qytetarët janë vendimmarrësit e vërtetë. Ky hap shënon një ndryshim historik, duke i dhënë fund monopolit të listave të mbyllura dhe duke krijuar një kulturë të re politike të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie.

Ky grupim dinjitozë sjell në politikë mjekë, profesorë, ekonomistë, intelektualë dhe profesionistë që kanë ndërguar jetën e tyre me ndershmër dhe përkushtim. Këta individë nuk janë servilë apo ushtarë të partive, por qytetarë që duan të përfaqësojnë interesat e popullit dhe të punojnë për një Shqipëri më të mirë. Me këtë ekip, që ka në përfaqësim historianë, shkrimtarë, akademikë dhe specialistë të ndryshëm, ndryshimi i vërtetë bëhet i mundur.

Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund. Qytetarët nuk do të heshtin, dhe drejtësia nuk do të ndalet. Krimet zgjedhore, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin po dalin në dritë dhe përgjegjës do të ketë, ndaj një drejtësi të pavarur, pa ndikime dhe pa kompromis me të keqen, vetëm se do të ndërpriste lidhjet mes politikës dhe korrupsionit, duke e shndërruar këtë vend në të jetueshëm dhe politikën në shërbim të qytetarëve dhe jo të të korruptuarve.

Ndryshe nga fushatat e zakonshme të frikës dhe manipulimit, fushata e Koalicionit Euroatlantik është e bazuar në shpresë dhe vizion, sepse ky grupim njerëzish të lirë nuk ka pas vetes bandat e tranzicionit apo oligarkët, por ka qytetarët që duan ndryshim të vërtetë. Për herë të parë, shqiptarët kanë mundësinë të zgjedhin diçka ndryshe, një politikë të ndershme dhe transparente që punon për ta dhe me ta.

Zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi që nuk duhet humbur. Për të ndalur riciklimin e të shkuarës dhe për të ndërprerë ciklin e dështimeve të tranzicionit, duhet që qytetarët të zgjedhin me vetëdije dhe të mbështesin ndryshimin e vërtetë. Zgjedhja është në duart e tyre

Exit mobile version