Zgjedhjet e 11 majit, Pampuri zbulon planin e Demokratëve Euroatlantikë: Javën e ardhshme shpallim grupin e parë të kandidatëve

Orjola Pampuri, deputete e Demokratëve Euroatlantikë, ka folur për përgatitjet e grupit të saj për zgjedhjet e 11 majit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Pampuri tha se kanë përgatitur një program të mirëfilltë, ku kanë përfshirë gjithë sektorët.
Sa i përket emrit që do të paraqiten në zgjedhjet e 11 majit, deputetja u shpreh se i kanë menduar të gjitha mekanizmat ligjorë për të garuar.

Pampuri shtoi se të hënën që vjen do të shpalosin kandidatët, të cilët do të nisin menjëherë nga puna në terren. Deputetja theksoi se do të zhvillojnë takime shumë shpejt me emigrantët, në kuadër të votës së diasporës.

 Pjesë nga inetrvista:

Ku jeni me përgatitjet për zgjedhjet?

Pampuri: Kemi një program të mirëfilltë për të gjithë sektorët, përfshirë ekonominë, mirëqënien sociale, shëndetësinë, çështjen e pronave. Pra, kemi një program të mirëfilltë. Jemi grupimi i vetëm që kemi shpalosur programin dhe që kemi përfshirë gjithë sektorët.

Keni vështirësi të gjeni kandidatët për t’u paraqitur në zgjedhje? Keni nisur shumë herët dhe akoma nuk i keni përfunduar
Pampuri: Po, është e vërtetë, e kemi nisur shumë herët, por siç e dini, nga problemet që kanë ndodhur brenda Partisë Demokratike, nga çështja e vulës dhe deri në çështje të tjera, ka bërë që të shtyhen afatet e deklarimeve të kandidatëve. Të hënën që vjen do të shpalosim kandidatët; do të jetë dita që do të shpallim grupin e parë të kandidatëve që do të fillojnë menjëherë punën në terren.

  Me çfarë emri partie do të paraqiteni?

Pampuri: Ne i kemi menduar të gjitha mekanizmat ligjorë për të hyrë në zgjedhje. Shpejt, kemi edhe shpalljen e koalicionit, që do të jetë koalicioni i Demokratëve Euroatlantikë, dhe do të jenë të përfshirë të gjitha partitë që kanë të njëjta parime, të cilat janë: mbështetja e panegociueshme kundrejt SPAK, fundi i padëshkueshmërisë, dhe fundi i atyre që deri më sot kanë mbetur peng demokracinë, mbështetja dhe qëndrimi në linjën e BE-së, SHBA-s dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Artikulli paraprakDenoncimi i Mirela Karabinës: Matura Shtetërore jashtë funksionit, Edi Rama mban peng aplikimin në universitete
Artikulli tjetër35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe! Vetëm 18% e qytetarëve kursejnë në fund të muajit