Zgjedhjet e 11 majit/ Pëllumb Seferi: Çdo qytetar ka rëndësi, së bashku për një atdhe më të mirë!

Në kuadër të fushatës së tij, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka theksuar vendosmërinë për t’u ndalur në çdo lagje, në çdo shtëpi dhe në çdo biznes, për të dëgjuar zërin e çdo qytetari.

“Çdokush ka rëndësi në rrugëtimin tonë për të ndërtuar një atdhe më të mirë. Asnjë derë nuk do mbetet pa trokitur, asnjë zë pa u dëgjuar,” u shpreh Seferi gjatë takimeve me qytetarët. Ai u bëri thirrje të gjithëve që më 4 maj të mbështesin projektin e tij për ndryshim dhe zhvillim.

“Voto 4! Voto Koalicionin Euroatlantik! Voto Pëllumb Seferin!” ishte thirrja me të cilën ai mbylli fjalën e tij.

Exit mobile version