Zgjedhjet e 11 majit/ “The Economist”: Sali Berisha në krye të PD dhe Reforma Zgjedhore që votuan bashkë, e bëjnë Ramën fitues!

Media prestigjioze britanike “The Economist”, në edicionin e saj “Economist Intellligence Unit”, ka analizuar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke bërë edhe një prognozë.

Media britanike parashokin se partia e udhëhequr nga Edi Rama do t’i fitojë këto zgjedhje, por jo për meritën e saj.

Si faktor kryesor evidentohet Reforma Zgjedhore e votuar në korriik të vitit që shkoi, ku PD e Berishës bashkoi votat me PS e Ramës.

Gjithashtu qënien e Sali Berishës të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, në krye të forcës më të madhe opozitare, PD-së, “The Economist” e sheh si një avantazh të madh për fitimin e mandatit të katërt nga Rama.

Duke analizuar aktivitetin politik të opozitës raporti i cili disponihet dhe është raportuar nga gazetari Muhamet Veliu, evidenton se teksa qeveria Rama 3, do ta vijojë drejtimin e vendit gjatë 2025, PD partia më e madhe opozitare është dobësuar rëndë nga sherret e brendshme.

Kjo thonë ekspertët e “Economist Intelligence Unit” e vendos Partinë Socialiste në një pozicion të fortë dhe po sipas analizës së tyre e bën të ketë dominancën në zgjedhjet parlamentare, pas më shumë se tre muajsh.

“Ne presim pasjen e një mandati të katërt në vazhdim nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 2025-sës. Ne presim prej ndryshimeve të reformës zgjedhore dhe ndryshimet në kabinetin qeverisës, një përforcim të pozitave të zotit Rama. E kështu ai është në pozita të forta në të fituarit e zgjedhjeve për Partinë Socialiste”.

“Economist Intelligence Unit” thekson se qeveria e kryeministrit Edi Rama vijon të mos ketë një opozitë të besueshme.

“Prej rikthimit në parlament në 2021 PD është përballuar me shumë sfida , përfshi një ndarje të thellë të brendshme brenda saj. PD do të vijojë të jetë e dobët nën udhëheqjen e Sali Berishës i akuzuar për korrupsion e pastrim parash. Të tilla akuza detyruan SHBA aleatin më të fortë të Shqipërisë në NATO dhe më pas Britaninë e Madhe ti ndalonin hyrjen në këto vende”.

“Mundësia e PD për ta projektuar vetën si një alternativë të besueshme përballë PS do të vijojë të përballet me vështirësi e nga kjo do të përfitojë Partia Socialiste”, theksohet në raportin e “Economist Intelligence Unit”.

Exit mobile version