Zgjedhjet e 2025/ Pas programit, PD do të trokasë tek shqiptarët përmes përfaqësuesve më të mirë të tyre

NGA NERITAN VLADI

Vitin tjetër në këtë kohë, shqiptarët kanë vendosur kush do ti qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Madje, sot një vit do të diskutohet kush do jetë kabineti qeveritar dhe i kujt force politike që do të drejtojë dhe performojë për një Shqipëri të zhvilluar, pa krim dhe korrupsion dhe drejt BE.

E vetmja forcë politike që po punon që të jetë e gatshme për një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që meriton më shumë, është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Me qëllim që për çfarë theksova më lartë të realizohet, PD dhe lideri i saj së bashku me ekipin drejtues kanë punuar dhe po punojnë që jo vetëm të dalin me një program të shkëlqyer siç dhe u prezantua më datë 1 qershor, por edhe me kandidatët më të mirë për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Të shtunën PD prezantoi për shqiptarët një program që në fokus ka qytetarin, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe zhvillimin e vendit duke qenë se ka çdo potencial të mundshëm për ta arrirë.

E për të arritur këtë kryetari Basha premtoi në krye të herës atë që është më e rëndësishme sot, atë që cdo qytetar e kërkon luftën ndaj korrupsionit galopant që është kthyer në gangrenë për ekonominë.

Pikërisht aty janë paratë ku duhen marrë, para që shkojnë në xhepat e hajdutëve të administratës dhe drejtuesve të saj. Lulzim Basha me ekspertët më të mirë të ekonomisë tashmë ka nisur një debat kombëtar që programi i PD të jetë program i gjithë shqiptarëve.

E ka nisur pikërisht gati 1 vit para zgjedhjeve për ta diskutuar, debatuar dhe pse jo aty ku ka argumente nga ekspertët dhe qytetarët edhe për ta ndryshuar deri ditën kur do të votohet për qeverisjen e ardhshme të vendit.

PD dhe Lulzim Basha janë tashmë të qartë në atë çfarë do të iu ofrojnë shqiptarëve. Veç ekspertëve që u prezantuan ditën e Kuvendit Programor, ky program po diskutohet edhe me ekspertët më të mirë në vend siç dhe nisi me z.Selami Xhepa dhe z.Zef Preçi për ekonominë.

Ky diskutim mbi premtimet konkrete të PD do të diskutohet edhe për fushat e tjera dhe me ekspertët më të mirë sikurse dhe me vetë qytetarët.

PD është e vetmja forcë politike që mendon për Shqipërinë, e bindur që meriton më shumë. Basha ka sfiduar duke premtuar heqjen e vizave me SHBA si dhe garantuar që me mirëqeverisjen e PD integrimin e vendit në BE.

Në këtë program premtohet krijimi i xhandarmërisë, përfshihen propozimet e PD për politikën e jashtme dhe sigurinë për turizmin dhe planifikimin urban, reformën e pronës dhe të përndjekurit, do të jepen 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

Në programin e PD për shëndetësinë janë disa risi më domethënëse në shërbim të qytetarëve por do të ndiqet filozofia: -“Paraja ndjek pacientin dhe luftë mafies së barnave”.

Prioritet i programit të PD është dhe një reformë inovative arsimore ku premton programe gjithëditore dhe drekë të garantuar. Risitë e programit të PD janë dhe për rininë, punësimin dhe teknologjinë të bëra publike tashmë ku lidershipi i PD dhe kryetari Basha po e diktimojnë me ekspertët dhe qytetarët dhe madje janë gati ta ballafaqojnë dhe më kundërshtarët politikë.

Propozimet e PD për politikat sociale u bënë konkrete dhe tërhoqën dhe vëmendje saqë politikanë të trekendëshit janë bërë xheloz e ato janë në mbështetje të familjes ku: 2,000 euro do të jepet për çdo bebe dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Konkrete është dhe premtimi i taksës së sheshtë 9%, tatim fitim 9% dhe 9% për profesionet e lira. Propozimet e PD për ekonominë çlirojnë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë. E pamundur për të argumentuar çdo gjë në këto radhë por e vërteta është që PD dhe Lulzim Basha i kanë sytë nga shqiptarët.

Programi është konkret ku mund të themi dhe premtimin për heqjen e pagesës në Rrugën e Kombit. Realizmi i tyre shënon ditën e parë të Shqipërisë europiane.

PD është gati si alternativë qeverisëse me programin për qytetarët, “Shqipërinë që meriton më shumë” drejt BE.

Përpos kësaj, Lulzim Basha dhe lidershipi i PD po punojnë për të evidentuar më të mirët mes vetes, më të mirët në shoqëri, për t’i ftuar që t’i ofrohen dhe bashkohen realizimit të këtij programi për të dhënë edhe ata më të mirën nga vetja që PD të ringrihet fuqishëm dhe besueshëm në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Sfida e ardhshme në muajit në vijim e PD dhe Bashës është evidentimi i tyre në komunitet, brenda dhe jashtë Shqipërisë duke iu kërkuar që të iu bashkëngjiten strukturave me anëtarësim ose jo ofrim ekspertize për një Shqipëri që ofron më shumë.

Vetëm me emra që janë ekspertë të mirë, që janë histori suksesi në të përditshme e tyre, që besojnë në të djathtën, që janë të ndershëm dhe të pakapur nga asgjë në këtë vend të kapur PD do të ngrihet fuqishëm dhe do të jetë forca qeverisëse e Shqipërisë Europiane me një kryeministër me mentalitet të tillë siç është Lulzim Basha. Koha nuk pret të gjithë duhet të japim kontribut që kjo të ndodh.

Artikulli paraprakTre arsye pozitive që prodhoi programi politik i Lulzim Bashës
Artikulli tjetër“Manovra të vogal hallexhinjsh”/ Pampuri për lëvizjet e Bardhit: Lojëra luftash në parlament, PD e përqëndruar vetëm të qytetarët