Orjola Pampuri, deputete e Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se PD është e hapur për cilindo që ka kontribuar por jo ata që janë kundër linjës.
Ajo tregoi se PD po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe në mars do ketë gati listën e kandidatëve për deputetë.
“Të kemi një mbështetje të SPAK për një drejtësi të pavarur që mund të ndërtojë një shtet dhe të jemi në një linjë aleatin tonë strategji që është SHBA. Këto janë kauzat për të cilat jemi këtu, ndaj të gjithë ata që e kanë derën të hapur nuk duhet të kenë korrupsion në kurriz, figura të pastra do ngjallin më shumë shpresë tek shqiptarët dhe do bëjnë një PD model për të nesërmen. Unë besoj se fundi i marsit ndoshta fillimi i prillit do kemi një listë kandidatësh të PD për zgjedhjet e ardhshme”, tha deputetja e PD.