Zgjedhjet moniste të 2019/ Manjani publikon nenin që i jep të drejtë Kushtetueses që të mos pranojë tërheqjen nga çështja

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me përpjekjet për të ndaluar gjykimet lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2019.

Në një postim në rrjetin social, Manjani ka thënë se përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar legjitimitetin e zgjedhjeve të 2019, mund të rezultojnë të kota. Sipas tij, kjo nuk është më një çështje që varet nga ata, por nga Gjykata Kushtetuese.

Në shpjegimin e tij të hollësishëm, Manjani ka publikuar edhe nenin, ku ai është mbështetur për të artikuluar mendimin e tij.

Sqarimi i ish-ministrit vjen në një kohë kur nga Kryebashkiakët që morën detyrat në zgjedhjet moniste të dy viteve më parë ka një përpjekje për të larguar Voltana Ademin si Kryetare e Shoqatës së bashkive, e cila ka depozituar në Kushtetuese edhe ankimimin për zgjedhjet, duke i cilësuar si jo kushtetuese. Kryebashkiakët e Rilindjes shpresojnë se me këtë skenar do të mund të tërheqin padinë nga Kushtetuesja, duke mbyllur gjykimin e çështjes.

Postimi i plotë i Manjanit

Informacion ligjor:

Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar, mundësisht shuar gjykimin kushtetues mbi legjitimitetin e votimeve moniste të 2019-ës, mund të rezultojnë të kota.

Gjykata Kushtetuese mund të mos pranojë kërkesën eventuale të shoqatës së bashkive për t’u tërhequr nga gjyqi.

Neni 31/b i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, është një shtesë e reformës në drejtësi. Paragrafi 2 i këtij neni i jep të drejtë Gjykatës që të mos pranojë tërheqjen nga çështja nga kërkuesit, kur çështja është me interes publik.

Mbajtja e zgjedhjeve nga ku buron ushtrimi i pushtetit, është një çështje me interes të lartë publik.

Ndaj përpjekja e monistëve mund të rezultojë e kotë.

Ata (monistët) mund ta vështirësojnë disi gjykimin e çështjes, nëse Gjykata nuk arrin të dëgjojë prerendimet e aryre që hartuan kërkesën. Por edhe kjo është në dorën e Gjyktës, jo të monistëve.

Kështu që monistët le ta heqin Voltanën sa të duan nga shoqata, çështjen e gjyqit nuk e kanë më ata në dorë, por Gjykata Kushtetuese.

kushtetuese

Artikulli paraprak“Nuk kam bukë në shtëpi”, vrau gruan dhe veten. Ja çfarë thoshte 56-vjeçari
Artikulli tjetërKolegji Zgjedhor refuzon kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve