Izraelitët po votojnë të martën në zgjedhjet parlamentare në një përballje të ashpër ndërmjet kryeministrit Benjamin Netanyahu me ish shefin e shtabit të ushtrisë, Benny Gantz.
Anketat para votimeve treguan se partia Likud e zotit Netanyahu dhe ajo “Bardh e Blu” e e zoti Gantz, mund të fitojnë një numër të përafërt të vendeve në Knessetin me 120 ligjvënës.
Nëse kjo ndodh, zoti Netanjahu, 69-vjeçar, mund të ë fitojë një mandat të pestë, në një koalicion me partitë më të vogla të krahut të djathtë që janë aleate me të. Derisa fushata po përmbyllej, Benjamin Netanyahu, rikujtoi votuesit për miqësinë e ngushtë me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai e falënderoi udhëheqësin amerikan – “mikun tim të shtrenjtë” – për përgjigjen e së hënës në “kërkesën time” për të shpallur Rojat Revolucionare të Iranit, si organizatë terroriste.
Presidenti Trump u është përgjigjur kërkesave të zoti Netanyahu përfshirë shpalljen e sovranitetit të shtetit hebraik mbi Rrafshnaltën e Golanit të Sirisë, një territor që u pushtua në luftën gjashtëditëshe të vitit 1967; njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe duke zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi; si dhe duke tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Zoti Netanyahu, i përballur me akuzat për korrupsion, u vu në përpjekje ditëve të fundit për të nxitur votuesit e tij konservator duke u zotuar se do të aneksojë vendbanimet në Bregun Perëndimorë, një veprim që nëse ndodhë, do t’i jap fund çdo shprese të mbetur për të krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.
Benny Gantz, 59 vjeçar, e cilësoi të “papërgjegjshëm” zotimin e Netanyahut. Ai tha se e mbështetë një “marrëveshje paqeje të mbështetur nga bota”. Gantz e portretizoi veten su forcë bashkuese në Izrael dhe tha se është koha për ta larguan Netanyahun nga pushteti.
“Mjaft më Bibi”, tha zoti Gantz në një video mesazh duke përdorur nofkën me të cilën njihet gjerësisht Benjamin Netanyahu.
Nëse fiton, Netanyahu është në rrugë për t’u bërë udhëheqësi që ka qëndruar në gjatë në pushtet në Izrael duke kaluar një nga themeluesit e Izraelit, David Ben-Gurion.