Zgjedhjet parlamentare/ 36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar, kryesojnë zgjedhësit nga Italia

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025 do të votojnë edhe emigrantët. Regjistrimet e tyre kanë nisur më 11 janar të këtij viti dhe përfundojnë më 4 mars.

 

Regjistrimi i votuesve nga jashtë po kryhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më 4 Shkurt 2025 rezultojnë se janë plotësuar në total 141,435 kërkesa për regjistrime në zgjedhje. Nga totali i kërkesave të plotësuara 69% e tyre janë miratuar. Numri i kërkesave të miratuara arrin në 87,596.

Kërkesat e miratuara kryesohen nga emigrantët e Italisë me 33% të totalit të kërkesave të miratuara. E ndjekur nga emigrantët që jetojnë në shtetin e Greqisë me 25% të kërkesave për miratim, Gjermania 13%, SHBA 10%, Anglia 8% etj.

Ndërsa rreth 36% e kërkesave janë refuzuar, ku sipas KQZ, këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

46% e kërkesave të refuzuara janë nga zgjedhësit emigrantë që jetojnë në Itali. 27% e tyre janë në Greqi si kërkesa të refuzuara, rreth 12% në Gjermani, SHBA janë 3,5% dhe 3,2% në Angli.

Totali i kërkesave sipas shteteve, grupmoshës dhe qarqeve

Nga totali i kërkesave të regjistruara (përfshirë edhe ato të refuzuara) sipas të dhënave në KQZ rezulton se numri më i madh i emigrantëve që kërkojnë të marrin pjesë në votime është përqendruar në Itali. Në këtë shtet janë regjistruar 53,419 kërkesa apo 38% e totalit. E ndjekur nga Greqia me 27% e tyre, Gjermania (12%), SHBA (7%), Angli (6%) etj.

28% e totalit të kërkesave dominohen nga zgjedhës së grupmoshës nga 26 deri 35 vjeç. Grupmosha nga 36 deri 45 vjeç përbën 27% të tyre, grupmosha 46 deri 55% zë 19% të totalit të kërkesave. Mbi 56 vjeç zë 16% dhe grupmosha nga 18 deri 25 vjeç zë 10%.

Shpërndarja e totalit të kërkesave për regjistrim është në qarkun e Tiranës 19%, e ndjekur nga qarku i Fierit 14%, Korça 11%, Durrësi 8%, Elbasani 8%, Vlora 6%, Berati 6%, Shkodra 4% etj. / Monitor

Screenshot-2025-02-04-220001 Screenshot-2025-02-04-220108 Screenshot-2025-02-04-220208

Artikulli paraprakDakordësim në Bruksel për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes! DW: Shtetet europiane besojnë se kostot do të ulen ndjeshëm nëse i prodhojnë armatimet
Artikulli tjetërHidhet shorti! Gjyqi ndaj ish-ministrit Beqaj, ja kush do e gjykojë çështjen