Zgjedhjet presidenciale në Kroaci/ Si u renditën kandidatët, kush janë dy prej tyre që do të përballen në raundin e dytë më 12 janar

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç fitoi 49,11% të votave, ndërsa kandidati i HDZ-së Dragan Primorac fitoi 19,36%.

Kandidatja Marija Selak Raspudiç fitoi 9,21% dhe Ivana Kekin 8,84%.

Kandidati Tomislav Jonjiç pasoi me 5,01% të votave dhe Miro Bulj me 3,79%, shkruajnë mediat kroate.

Branka Lozo mori 2,41% të votave dhe kandidati Niko Tokiç Kartelo 0,88%.

Kjo nënkupton që Zoran Milanoviç dhe Dragan Primorac po hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 12 janar.

Artikulli paraprakOperacioni “fshesa”, Bajerni largon “senatorët” që plotësuan ciklin
Artikulli tjetërNga gjeli i detit te bakllavaja, sa i kushton shqiptarëve darka e Vitit të Ri?