“Zgjedhorja”, Sefa: Rithemelimi dhe PS kanë bërë marrëveshje për lista të mbyllura, votën e diasporës dhe që herësi të jetë 7 mijë vota

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ka një marrëveshje mes Rithemelimit dhe PS-së për reformën zgjedhore ku është përcaktuardhe herësi i ri, i cili do të jetë 7 mijë vota.

Duke vijuar më tej, Sefa tha se në pazarin që është bërë listat do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe nuk do te ketë votim elektronik në të gjithë Shqipërinë.

Patjetër që ka marrëveshje, kanë vënë herësin e ri, 7 mijë. Do të lënë 12 qarqe dhe do të votojnë ata 12-15 mijë emigrantë me zarf në të njëjtën mënyrë si ka rënë dakord nga një pjesë e deputetëve të Rithemelimit me PS. Është një propozim i një OJQ-je, “Vota për Diasporën”. E kanë zgjidhur ngërçin e reformës. Listat do të jenë të mbyllura, nuk do të ketë votim elektronik në të gjithë Shqipërinë. Do shtohen me dy qarqe.

Artikulli paraprakAmnistia penale, Sefa: Propozimi i Bardhit, ‘fjalë për fjalë’ si ai i Manjës. Përfitojnë gjyqtarë dhe drejtorë të dënuar
Artikulli tjetërSkenari rumun kundër Drejtësisë po rindodh si akt krimi në Shqipërinë e 2024, atentatorë Rama, Berisha, Bardhi dhe Meta!