Zgjidhet kreu i degës së PD Has, Haklaj: Mbështetje SPAK dhe drejtësisë për të çliruar demokracinë nga kthetrat e së keqes 30-vjeçare

Në një postim në facebook, anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj, i ngarkuar i PDSH-së për riorganizimin e strukturave të kësaj partie në qarkun Kukës, bën me dije se është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor i degës Has.

“Së bashku me antarin e kryesisë së PDSH-së z Endri Hasa u përcollëm të pranishmëve mirënjohjen e kryetarit Lulzim Basha për qëndresën, kurajon, durimin, maturinë e treguar gjatë kësaj periudhe të veshtirë të përballjes me propogandën e shfrenuar të makinerisë mediatike të trekëndëshit të Bermudës, e cila fabrikoj shpifje, kurthe, intriga, bllofe, linçime, komplote, por nuk na mposhtën dot.” – shkruan Haklaj në postimin e tij.

“Demokratët e Hasit ishin shumë entuziast dhe deshmuan mbështetjen e fuqishme për kryetarin e PDSH-së z Lulzim Basha dhe doktrinën e tij për një parti euroatlantike, partnere të SHBA-së- BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën zgjedhore me qellim çlirimin demokracinë nga kthetrat e triumviratit që e mban prej më shumë se tre dekadash. Ata kërkuan krijimin e nje aleance kombëtare euroatlantike për demokraci dhe drejtësi.” – vijon më tej anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj.

Më poshtë postimi i plotë:

Me dt 8 zhvilloi punimet kuvendi i degës së PD-së dega Has.
Për mua si i ngarkuar nga Kryesia e PDSH-së për qarkun e Kukësit ishte sadisfaksion i veçantë pjesëmarrja e të gjithë delegatëve të degës pa asnjë mungesë.
Së bashku me antarin e kryesisë së PDSH-së z Endri Hasa u përcollëm të pranishmëve mirënjohjen e kryetarit Lulzim Basha për qëndresën, kurajon, durimin, maturinë e treguar gjatë kësaj periudhe të veshtirë të përballjes me propogandën e shfrenuar të makinerisë mediatike të trekëndëshit të Bermudës, e cila fabrikoj shpifje, kurthe, intriga, bllofe, linçime, komplote, por nuk na mposhtën dot.
Qëdruam fort e më besim tek Zoti dhe tek e drejta e kauzës tonë ia dolëm.
Demokratët e Hasit ishin shumë entuziast dhe deshmuan mbështetjen e fuqishme për kryetarin e PDSH-së z Lulzim Basha dhe doktrinën e tij për një parti euroatlantike, partnere të SHBA-së- BE dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Për mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën zgjedhore me qellim çlirimin demokracinë nga kthetrat e triumviratit që e mban prej më shumë se tre dekadash.
Ata kërkuan krijimin e nje aleance kombëtare euroatlantike për demokraci dhe drejtësi.
Kuvendi i degës zgjodhi kryetarin dhe kryesinë.
Mes dy kandidaturave që konkuruan Sehit Jakut dhe Selami Kastratit delegatēt votëbesan Sehit Jakun.
Urime e suksese z Jaku.
Urime e suksese kryesisë së re e në veçanti zonjave që dje kishin dhe festën e tyre.
Na prifë e mbara.

FB IMG 1709991952090

Exit mobile version