Zgjidhja e krizës, qeveri tranzitore me njerëz të ndershëm nga të dyja kampet, që do të mundësojë zgjedhje të lira

Kryetari i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, tha në një intervistë për News 24 se opozita e Bashkuar është në një zë teksa vlerëson pozitivisht rolin e Presidentit Ilir Meta në tentativat e tij për t’i dhënë fund krizës politike.

Sipas Shehit, opozita nuk mund te shkonte në zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Meta, për shkak se beteja e saj nuk ishte për të fituar disa muaj kohë, por për të larguar Ramën nga pushteti me zgjedhje të lira e të ndershme. Prandaj sipas tij, kjo datë nuk i përmbushte kërkesat e opozitës.

Sa i përket djegies së mandateve, Shehi thotë se ky akt i opozitës pati anët e veta pozitive dhe negative.

Ndërsa kostot e krizës politike që po zgjat prej muajsh sipas Shehit, po i paguan Shqipëria. Sipas kreut të LZHK-së, zgjidhja e krizës politike është një qeveri tranzitore me njerëz të ndershëm nga të dyja kampet, që do të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar foli edhe për aksionin e opozitës, që sipas tij do të vijojë me protesta mbarëpopullore, denoncime të vazhdueshme të elementeve kriminale në PS si dhe në dhënien e alternativës së re për shqiptarët.

Exit mobile version