Zhabat e majmura!

Bujar NISHANI

Qeveria e rilindsave njofton sot se do të falë gjobat dhe masat represive që ka marrë ndaj qytetarëve shqiptarë ne kohën e izolimit të pandemisë së Covid.

Këta përveçse të pashpirtë, të paaftë janë dhe qesharakë deri në neveri !
Në kohë krize, stresi, dhimbje, kaosi të informacionit dhe paniku kolektiv, një shoqëri, një popull, një familje, një qyterar ka nevojë për shtetin, kujdesin e sistemit, seriozitetin dhe humanizmin e pushtetit.

Në kohën e një vështirësie të tillë, të papritur, të panjohur, të rrezikshme për jetën, kërcënuese për punën e bukën e pëditëshme, pikërisht shqiptarëve ju munguan të gjitha ato që jo thjesht i meritonin por ishin detyrime të qeverisë ndaj tyre.

Rilindsit ju dhanë shqiptarëve gjoba, kërcënime, tanke në rrugët e kryeqytetit, kodin penal me nene si të mesjetës, policë që rrihnin adoleshentët e ju thyenin biçikletat si grupet militare fashiste para shpërtjimit të Luftës II-të Botërore !

Pashpirtësia e tyre tek talleshin nga drekat luksoze në sarajet e oligarkëve që nginjeshin me miliarda teksa shqiptarët mbyllnin çdo dyqan e kioskë, pasohej nga paaftësia totale për të prodhuar akte civile e administrative ndihme në vend të akteve penale e dhunuese. Dhuna në vend të mjeshtërisë menaxhuese konfirmoi identitetin e paaftësisë totale të “rilindsave” pushtetarë.

Qesharakë deri në neveri kur na paraqiten tani si “filantropistë” me hallet e shqiptarëve !
Çfarë gjobash e penalitetesh prisni ju, t’ju japin shqiptarët e dërrmuar e shkalafitur nga ekonomia, shtëpia, puna e normaliteti, o rilindsa të mizerabilitetit dhe urrejtjes ???

Shqiptarët mezi presin t’ju krrejnë nga zyrat e shtetit të tyre që e katandisët në një kallamishte mes ujrave të ndenjura ku gumëzhijnë të ngazëllyera vetëm zhabat e majmura !

Artikulli paraprakMinistrja e Arsimit takim në Akademinë e Shkencave, ja si përgjigjet kur pyetet për akuzat e plagjiaturës…
Artikulli tjetërDrejtori i Përgjithshëm shtyp grevën e urisë në Burgje