Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin që i vjen nga një oficer dixhital, ku ky i fundit publikon disa të dhëna rreth skandalit me dosjen në Prokurorinë e Elbasanit. Oficeri i policisë shkruan se, pas zhdukjes së 3 fashikujve në dosjen me rëndësi fshihen kryeministri Rama, ndërsa tregon se kush fshihet pas tre dosjeve të bujshme që janë zhdukur në Elbasan. Ai shton se, Rama ka urdhëruar drejtorët e Policisë, Haki Çako dhe Altin Qato, për të marrë këto fashikuj. Dje, prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri denoncoi faktin se, në zyrën e saj mungonin tre fashikuj të një dosje të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik. “Një fitore tjetër e madhe e Noriegës dhe narko-shtetit të tij! Lexoni denoncimin e oficerit dixhital! Ja çfarë thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha: “Përshëndetje doktor jam një oficer policie desha të ju njoftoj se vjedhja dosjeve të bandave të pushtetit në Prokurorinë e Elbasanit këtu flitet gjerësisht se është urdhëruar nga lart fare. Për këtë akt të pashembullt janë ngarkuar, thuhet nga vet Rama, drejtorët Çako dhe Qato, natyrisht janë keqpërdorë në krim nga policia edhe punonjës të Prokurorisë. Vjedhja e dosjeve është bërë sipas një skenari të përgatitur me kujdes për zhdukjen e gjurmëve. Qato, i cili vetë është kokë e këmbë i lidhur me aferën Tahiri-Sota, zhdukjen e miliona eurove por edhe e Vip pasagjerit të Orestit është marrë direkt me operacionin. Ky është Narkoshteti. Disa muaj më parë nga kasaforta me sekrete e Ministrisë së Brendshme u vodhën 12 raportet me sekrete të kësaj ministrie, tani vidhen tre dosjet kryesore të operacionit forca e le..( më falni për shprehjen).Ky është Mnm n m mbn mb mb mnarkoshteti i Noriegës!”