Zhduket një tjetër person në Shkodër

Ngjarjeve të zhdukjeve enigmatike të disa personave në Shkodër, kohët e fundit i është shtuar edhe një tjetër rast në Vaun e Dejës.
Burime të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10. 09. 2018.
Policia sqaron se punohet për gjetjen e tij.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës
Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018.
Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

policia shkoder

Exit mobile version