Zhgënjen sërish Bregu i Fildishtë

Ivory Coast's forward Wilfried Bony (2nd-R) celebrates with teammates after scoring a goal during the 2017 Africa Cup of Nations group C football match between Ivory Coast and DR Congo in Oyem on January 20, 2017. / AFP PHOTO / ISSOUF SANOGOISSOUF SANOGO/AFP/Getty Images

Bregu i Fildishtë vazhdon të zhgënjejë në Kupën e Afrikës 2017. Në ndeshjen e dytë të Grupit C, mungoi reagimi i pritur nga “elefantët”, që regjistruan një tjetër barazim, këtë herë 2-2 përballë Republikës Demokratike të Kongos, me këta të fundit që konfirmohen kryesues me 4 pikë. Bregu i Fildishtë e pa veten në disavantazh pas 10 minutave lojë, me kongolezët që zhbllokuan rezultatin me diagonalen e saktë të Kebano-s.
Reagimi i elefantëve erdhi në të 26-tën, me golin e barazimit nga Bony, që devijoi saktë me kokë pas goditjes së këndit të Gradel. Megjithatë kaluan vetëm dy minuta dhe Kongo riktheu avantazhim me Kabananga-n, i cili realizoi rrjetën e dytë personale në këtë edicion të Kupës së Afrikës. Në 45 minutat e mbetura, Bregu i Fildishtë rigjeti barazimin me goditjen nga jashtë zonës të kapitenit Serey Die, e devijuar nga Tisserand.
Në ndeshjen tjetër, Maroku regjistroi suksesin e parë, duke thyer 3-1 me përmbysje Togon. Ndeshja filloi menjëherë në disavantazh për afrikanoveriorët, që në të 5-ën u goditën me kundërsulm.
Maroku reagoi menjëherë dhe në harkun e pak minutave përmbysi disavantazhin, duke shfrytëzuar dy topa jo aktivë. Në të 14-ën Bouhaddouz shënoi nga goditje këndi, ndërsa 7 minuta pas tij Saiss gjeti devijimin e saktë me kokë.
Skuadra marokene mbylli çdo diskutim në të 72-ën me kundërsulmin e bukur të En-Nesyri, që pas shkëputjes prej 30 metrash mposhti portierin Agassa. Në ndeshjet e treta të Grupit C, Togo do të përballet me Kongon, ndërsa Maroku sfidon Bregun e Fildishtë, me çështjen e kualifikimit që mbetet e hapur.

Exit mobile version