Zhupa denoncon shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë tek votuesit. KQZ të zbatojë ligjin!

DEKLARATA INA ZHUPA, KANDIDATE PD QARKU VLORE!

Ndodhemi përballe zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës. Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijes ndodhet një tjetër qendër votimi.

Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t’i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.

I bëj thirrje KQZ që të reagoje dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pa vezhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.

Cfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite.

Faleminderit!

 

Exit mobile version