Zhvatja e fondeve, Ministria e Brendshme tender 4 milionë USD për 15 reparte

Vjedhja dhe zhvatja e parave publike përmes tenderave abuziv nuk ndalet. Katër milionë dollarë është fondi limit për tenderin që Ministria e Brendshme ka vendosur të zhvillojë lidhur me ushqimin për një sërë repartesh në vend. Në Agjencinë e Prokurimit Publik u publikuan edhe detajet për këtë procedurë ku përfshihen rreth 15 lote në total. Sipas Tv Scan, afati për të cilin operatori apo operatorët ofertues do të duhet të japin shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes është në disa raste dy dhe në të tjerë tre vjeçar.
Repartet e përfshira në listën e Ministrisë së Brendshme nisin me Njesinë e Lëvizshme Territoriale të Kufirit dhe Migracionit Rradhimë-Vlore duke vazhduar me Institutin e Veçantë Shëndetësor të Burgosurve e më pas me repartet në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Burrel dhe mbyllet me atë në Sauk. Dokumentet specifikojnë edhe numrin minimal të punonjësve që duhet të ketë një operator që dërgon ofertën për njërin nga lotet që nis nga 6 deri në 9 punonjës kuzhine të angazhuar.
Në specifikimet e tenderit jepen edhe numri i saktë i racioneve që duhet të sigurohet në ditë si dhe gramatura dhe vlerat ushqyese të një vakti. Procedura e tenderimit pritet në mbyllet në 11 nëntor dhe kontrata për operatorin apo operatorët fitues duhet të nisë brenda nëntorit dhe përfundon në vitin 2019. Vlera prej 495 milionë lekë për totalin e tenderimit nuk përfshin Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Exit mobile version