Të dielën e kësaj jave zhvillohen zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Dibrës, ndërsa stafi ekzistues po kontrakton me shpejtësi fondet që njësia vendore ka në dispozicion për këtë vit. Vetëm në buletinin e djeshëm të Prokurimeve Publik u shpallën me dhjetëra njoftime për fituesit dhe lidhjen e kontratave për nisjen e punimeve. Dje u shpall fitues për kanalizimet e ujërave të zeza përgjatë përroit të Tominit, kompania “DODA NDERTIM” shpk, Peshkopi me fond limit 3,2 milionë lekë.
Gjithashtu dje kompania “SELAMI” Shpk me aktivitet në Peshkopi u shpall fituese për sistemin dhe asfaltimin e rrugës Borde –Peshkopi me një vlerë 65 milionë lekë megjithë TVSH. Burimi i financimit për këtë rrugë është buxheti i shtetit dhe Bashkia e Dibrës. Bashkia e Dibrës hapi tenderin për shërbim, përmirësim i infrastrukturës Vendore, Aksesit, Lëvizshmërisë dhe Rivitalizim i Hapësirave Publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës me vlerë 1 milion lekë.
Dje, kompania “EGLAND” u shpall fituese për punime për rrethim dhe shtesë për depon e ujit në Shkollën Karmën “Myslim Shehu”, me vlerë 833 mijë lekë. Po dje, Bashkia e Dibrës ka përfshirë në procedura prokurimi me vlerë 10 milionë lekë mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit.
Në fund të muajit që shkoi u hap tenderi për sistemim i përroit të Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Lixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës” me vlerë 3.3 milionë lekë pa TVSH-në. U fut në fund të muajit që shkoi në procedura prokurimi “Shërbim Projekt zbatim i objektit Rikonstruksion i Rrugës Kryesore –ish-NBSH deri ish-SMT” me vlerë 5 milionë lekë. Dy muajt e fundit prokurimet e fondeve publike për Bashkinë e Dibrës janë shumëfishuar në krahasim me njësitë e tjera vendore që kanë të njëjtën madhësi.
Një nga përfituesit e tenderave të Bashkisë Dibër është deputeti socialist, Sadri Abazi. Rreth 3.35 miliardë lekë është fatura përmes së cilës, Abazi ka zhvatur nga paratë e dibranëve në vetëm një vit. Me vetëm tre tenderave të majmë, deputeti socialist, ka fituar jo pak, por mbi 3.35 miliardë lekë përmes kompanisë së tij, megjithëse në Bashkinë e Dibrës nuk është bërë asnjë investim publik përgjatë gjithë vitit. Janë tre tendera që Bashkia Dibër i ka dhënë kompanisë së Sadri Abazit, përkatësisht një tender prej 870 milionë lekësh, një tjetër tender prej 1 miliard e 720 milionë lekë si dhe një tjetër prej 780 milionë lekësh, me një total prej 3.35 miliardë lekësh. Por këto tre tendera nuk janë të vetmet që ka përftiuar Abazi. Partia Demokratike ka denoncuar se Abazi jo vetëm që zhvat tenderat dhe paratë publike, por çdo tender i ftiuar prej është me ofertën më të lartë në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë që skualifikohen.