Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka folur për performancën e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Gjatë një interviste, Imeraj thekson se, nuk e sheh si një performancë individuale por të trupës në tërësi.
Ish kryeprokurorja nënvizon se kreu i SPAK ka rol organizativ dhe fryma që i jepet skuadrës është shumë e rëndësishme.
Imeraj tha se i përkrah ndryshime dhe rezultatet që vijnë nga ato.
“Po më shumë se sa një performancë individuale e shoh si performancë të trupës në tërësi. Drejtuesi ka rol organizativ dhe fryma që i jepet skuadrës është e rëndësishme.
Unë bëj pjesë tek ata njerëz që i përkrah ndryshimet dhe rezultatet që vijnë. Ata janë prokurorë me të cilët unë kam punuar nga afër dhe janë prokurorë me përgjegjshmëri, që duan dhe kanë dashur dhe kanë hetuar gjithmonë. Nuk dua ta shikoj si performancë individuale”, tha Imeraj.