Zhvillimet e fundit në luftë Rusi-Ukrainë/ Kryeministri polak: Kërcënimi i konfliktit global është real

Zhvillimet e fundit tregojnë se ekziston një rrezik real i shpërthimit të një konflikti global, tha sot kryeministri polak Donald Tusk, teksa komentoi luftën Rusi-Ukrainë.

Deklarata vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në një deklaratë publike tha ditën e djeshme se sulmi i të enjtes ndaj Ukrainës ishte përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, pasi këto vende lejuan Kievin që të godiste Rusinë me armë të avancuara perëndimore, shkruan Reuters.

Një veprim, të cilin Putin tha se i dha konfliktit “elemente të një karakteri global”.

“Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare, ne ndjejmë se e panjohura po afrohet”, tha Tusk në një konferencë të mësuesve.

“Konflikti po merr përmasa dramatike. Orët e fundit kanë treguar se kërcënimi është real.”

Artikulli paraprakFBI tronditet nga skandalet seksuale të agjentit sekret “Noc Rroku”
Artikulli tjetërInjoranca e reagimeve pas vendimit të Kushtetutës për Berishën