Kryetari i opozitës, Basha ka njoftuar një konferencë shtypi për gazetarët në lidhje me zhvillimet e funidt politike. Ajo që po vihet re është një reagim i fortë i komunitetit ndërkombëtar kundër votimeve monopartiake dhe pa kundërshtarë politikë.
Reagimi i parë zyrtar erdhi nga Këshilli i Europës, i cili i ka monitoruar zgjedhjet në Shqipëri gjatë 29 viteve., ndërkohë që priten zhvillime të reja politike gjatë orëve dhe ditëve të ardhshme.
Ka përfunduar pas 1 ore, takimi i drejtueses së Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, në selinë blu.
Takimi ka zgjatur një orë dhe është mbajtur në kushtet kur jo më larg se dje, kreu i opozitës, Basha deklaroi me forcë se zgjedhjet e 30 qershorit “nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen.””.
Ndërsa është pritur nga Oerd Bylykbashi, ka qënë vetë Basha që e ka përcjellë zonjën Glover në dalje, ndërkohë që midis tyre vazhdonte bashkëbisedimi.