Monedha e përbashkët euro është zhvlerësuar dje duke u këmbyer me 137.01 lekë për një euro, rreth 0.3 pikë më pak se një ditë më parë. Ky dobësim i monedhës euro vjen pas rritjes rishtazi për disa ditë. Duke iu afruar afatit të pagimit të sigurimeve, monedha vendase prej muajsh vlerësohet para datës së afatit të fundit të pagimit të sigurimeve dhe të TVSH-së.
Sipas ekspertëve, bizneset nxitojnë të këmbejnë valutën me lekë, duke u reflektuar në çmimin e monedhës euro.
Pas datës 20 të çdo muaji, kursi i rikthehet normalitetit.
Duke qenë se këmbimi i euros me lekun kapërceu pragun prej 137 lekësh, ekspertët paralajmërojnë se duhet të presin gjatë verës një monedhë vendase të forcuar, ku niveli i këmbimit mund të arrijë edhe në 133 lekë për 1 euro.
Historikisht, fundi i muajit janar dhe mesi i muajit shkurt, ka qenë periudha në të cilën monedha euro ka pasur çmimet më të larta të këmbimit. Megjithatë, në raport me të njëjtin vit më parë, euro mbetet e nënvlerësuar.