Zidan: Arritëm çfarë deshëm, por nuk kemi fituar asgjë

“Sigurisht që kjo është nata ime më e rëndësishme në karrierën si trajner. Bëmë gjithçka duhej të bënim, ndonëse duke vuajtur, por akoma nuk kemi fituar asgjë”. Trajneri i Realit, Zinedin Zidan, është padyshim i kënaqur për arritjen në finalen e Champions-it, ku i presin “kushërinjtë” e Atletikos, por predikon qetësi dhe përqendrim, në pritje të 28 majit: “Shkojmë në finale dhe jemi të lumtur, por ndërkohë nuk duhet të shpërqendrohemi nga kampionati.
Finalja e “San Siro”-s është ende larg, prandaj mos harrojmë se jemi në garë për kampionatin. Finalja me Atletikon, një stimul më shumë? Unë jam i lumtur që jemi në finale, por në të njëjtën kohë, kundër Atletikos do të kemi një stimul më shumë për të luftuar dhe kërkuar fitoren. Mos harrojmë se na mundën në kampionat, prandaj ky është rasti më i mirë për t’u hakmarrë. Rikthimi në Itali? Kam jetuar momente të bukura me Juventusin në Milano. Shpresoj t’i përsëris me Realin si trajner”.

Artikulli paraprakBejl: Gati për të ngritur trofeun
Artikulli tjetërPelegrini: Nuk krijuam por 0-0 do të ishte më i drejtë