Zidane zbulon prapaskenën ndaj Juventusit: “Mendonim se gjithçka ishte e mbaruar por…”

Zinedine Zidane ka pranuar se Real Madrid mendonte “se ndeshja e kthimit me Juventus-in nuk do të kishte histori dhe se kualifikimi ishte i sigurt”.
“Los Blancos” fituar 3-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, që u luajt në Torino, por është dashur një penallti e Ronaldo-s në minutat e fundit të takimit të kthimit që t’i siguronte kualifikimin spanjollëve.
“Mendonim se gjithçka ishte e mbaruar”, ka thënë Zidane në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s. “Kjo është e bukura e futbollit, edhe në këto nivele të larta”.
“Një përballje e dyfishtë nuk mund të konsiderohet kurrë e mbyllur, edhe kur duket se ke një avantazh të madh”, ka thënë Zidane që e fitoi Championsi-n tre vite radhazi.
“Të tre tituj ishin fantastik. Ata ishin speciale për arsye të ndryshme. I pari erdhi kur isha për herë të parë si trajner; i dyti ishte simbolik dhe interesant – me neve që u përballëm me Juventusin dhe patëm një pjesë të dytë fantastike. I treti i dha fund sezones se tretë timen me Real Madridin si trajner”, ka deklaruar francezi.

Marcelo Cristiano Ronaldo

Artikulli paraprakBerisha denoncon skandalin: 100 mijë lekë drejtoreshës për t’u rregjistruar në Gjimnazin “Qemal Stafa”
Artikulli tjetërPD: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu