Të gjithë thonë se dieta kërkon karakter të fortë. Mirëpo, shumica nuk e dinë që mungesa e vitaminës së caktuar në trup shkakton dëshirën e madhe për ëmbëlsira, por edhe për ushqimin e shpejtë
Nutricionistët këshillojnë që në ushqim të përfshihen zinku dhe kromi, gjë që do t’i kontribuojnë humbjes së shpejtë dhe të sigurt të kilogramëve.
Nëse deri tani dietat nuk kanë pasur sukses, kërkoni ndonjë e cila do të përmbajë produktet e përmendura më sipër, apo thjesht përfshini në ushqim shtesat me këto minerale.
Roli i kromit në humbjen e peshës
Kromi u ndihmon qelizave që të absorbojnë glukozën, duke shtuar ndjeshmërinë trupore ndaj insulinës.
Kur ka mjaftueshëm krom në organizëm, trupi shfrytëzon karbohidratet të cilat kanë hyrë në trup si burim energjie, pa u shndërruar në yndyra.
Nëse ju mungon kromi, vazhdimisht keni dëshirë për ëmbëlsira, nuk mund ta përballoni urinë, ndërkaq trupi vuan për çokollatë. Kromin mund ta gjeni në frutat e detit, në mish gjedhi, mish shpendësh, fara kungulli.
Roli i zinkut në humbjen e peshës
Zinku ka rol në proceset metabolike në organizëm, posaçërisht për tretjen e yndyrave dhe të karbohidrateve.
Ai ka shumë funksione të tjera të rëndësishme në organizëm, posaçërisht i kontribuon qëndrueshmërisë fizike, imunitetit, kujtesës dhe funksionimit të sistemit riprodhues.
Pa sasi të mjaftueshme të zinkut në organizëm, kurrë nuk do të arrini rezultatet e dëshiruara të dietës.
Trupi zinkun e merr nëpërmjet ushqimit. Ushqim i pasur me zink është tharmi, susami, farat e kungullit, mishi i gjedhit, kakao, të verdhët e vezëve, mielli nga kokrrat e plota të grurit.