Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotem në katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, në lagjen “15 Tetori”, në Fier, ndërkohë që policia njoftoi se shkak dyshohet se ka qënë një shkëndijë elektrike.
Por burime bëjnë me dije se, janë djegur dokumenta të shumtë, ndër to edhe dosje të pensionistëve dhe të naftëtarëve në Fier.
Po të njëjtat burime bëjnë thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që nga sigurimet Shoqërore është mohuar një gjë e tillë.
Sipas tyre dosjet që janë përfshirë nga flakët janë pa rëndësi dhe nuk janë të arkivës, por janë dokumenta jo në dëm të shërbimit qytetar.
Megjithatë situata mbetet ende e paqartë dhe e dyshimtë, sa kohë që ende nuk ka një reagim zyrtar për të sqaruar çështjen.