Zjarr pranë një fabrike në Tiranë, humb jetën 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë. Në një vendroje të një fabrike, ka rënë zjarr në zonën e Kombinatit.

Për pasojë, ka humbur jetën 64 vjeçari M.M. Viktima raportohet se strehohej në këtë ambient.

Njoftimi i Policisë

Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak37 milion dollarë tendera të rindërtimit kompanive të Gjicit! PD denoncon me video
Artikulli tjetërRikthehet karantina! Rama: Tirana do të mbyllet nga e premtja në të hënë?