Zjarret jashtë kontrollit, flakët përfshijnë edhe Vlorën dhe Këlcyrën, rrezikojnë Beratin

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit. Pas Sarandës, flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe Vlorën dhe Këlcyrën duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në Vlorë, zjarri këtë herë ka rënë në fshatin Xhyherinë. Zjarrfikëset janë në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Flakët kanë përfshirë një zonë të gjelbëruar dhe kodrinore.

Në terren janë edhe efektivët e repartit zjarrfikës. Flakët po përhapen me shpejtësi. Kujtojmë se shumë zona të vendit janë përfshirë nga zjarret.

Po ashtu flakët e zjarrit kanë pushtuar lartësitë e Ballabanit në Bashkinë Këlcyrë. Deri më tani dëmet kanë qënë të konsiderueshme.

Sipas vlerësimit paraprak të shërbimit pyjor, janë djegur 10 ha kullota dhe 5 ha pyje.

Situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga forcat zjarrrfikëse.

Flakët agresive kanë avancuar shumë deri në zonën e Beratit.

Deri më tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur.

Exit mobile version