Zjarret masive në pyje dalin jashtë kontrolli, mijëra njerëz evakuohen nga shtëpitë e tyre në Kanada

Më shumë se 17,000 njerëz po evakuohen nga shtëpitë e tyre në Manitoba, Kanada qendrore, ndërsa zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në disa provinca, duke përfshirë Ontarion, Kolumbinë Britanike, Albertën dhe Saskaçevanin.

 

“Ky është operacioni më i madh i evakuimit të detyruar në Manitoba” në vitet e fundit, tha Uab Kinyuu gjatë një konference për shtyp, duke njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë provincën.

Një avion ushtarak do të vendoset menjëherë për të lejuar që banorët e zonave më të largëta të evakuohen shpejt, shtoi ai.

Dje, 134 vatra zjarri ishin aktive në provinca të ndryshme të vendit.

zzz

Gati 2,000,000 hektarë tokë pyjore janë prekur nga zjarret që nga muaji i kaluar, me fjalë të tjera një sipërfaqe tre herë më e madhe se mesatarja vjetore në provincën e Manitobës.

Sipas parashikimeve të autoriteteve, sezoni aktual i zjarreve në natyrë mund të jetë “mbi normalen” në Kanadanë qendrore dhe perëndimore në qershor dhe korrik dhe “shumë mbi normalen” në gusht, për shkak të thatësirës së rëndë deri ekstreme që vazhdon të prekë pjesë të vendit, pjesa më e madhe e të cilave është e mbuluar me pyje dhe zona me bimësi.

Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, Kanadaja po përballet gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit dhe fatkeqësi natyrore, të tilla si zjarret masive të viteve të fundit.

Në vitin 2023, vendi përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e tij.

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues
Artikulli tjetërNgërçi politik në Kosovë, dështon dhe seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit