Zjarret përfshijnë pyjet në Thirrë dhe në malin e Rrunës në Kukës

Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarret në majën e Rrunës, në Kukës, ku flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të prefekturës në Kukës, pavarësisht punës së zjarrfikësve të Bashkisë nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve pasi ka patur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre.

Po ashtu flakët kanë përfshirë Thirrë. Një varg i tërë në mal është përfshirë nga zjarri, duke përfshirë shkurre e bimës.

Ndërkohë janë vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Kalis dhe po punohet për shuarjen e saj, kurse është shuar plotësisht zjarri në afërsi të fshatit Shtanë.

Në bashkinë Tropojë është izoluar vatra e zjarrit të rënë në Betosh dhe Shëngjergj dhe po punohet për shuarjen e saj.

Ndërsa në Has është izoluar plotësisht zjarri në Pogaj dhe po punohet për shuarjen e tij.

Exit mobile version