Zjarri në Lushnje, inxhinieri Azmer Duleviç: Kujdes me ngarkesat elektrike, pyesni ekspertët e fushës

Lidhur me zjarrin në Lushnje, ka reaguar në një status në profilin e tij facebook inxhinieri i njohur elektrik, Azmer Duleviç.

Për zotin Duleviç, me shumë mundësi zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ai shprehet se “telat elektrik janë si tubat e ujit, po i vendose ujë me shumë presion, i çan tubat”.

Inxhinier Duleviç bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të dëgjojnë ekspertët e fushës përkatëse.

Më poshtë reagimi i plotë:

Me shumë mundësi shkëndijë elektrike!

Telat elektrik janë si tubat e ujit po i vendose ujë me shumë presion i çan tubat !

E njëjta gjë dhe me rrymën elektrike,një përcjellës mban x-amper po i vendose ngarkesë më të madhe sesa përballon,merr flakë!

Më dëgjoni ndonjëherë, nuk bëni keq!

(Kujdes lokalet që vendosin ngrohset elektrike me përcjellës me seksion ○3×2.5 mm²)

Exit mobile version