Zjarri pranë azilit në Fier, të moshuarit rrëfejnë momentet e panikut: U asfiksova nga tymi, rashë në korridor

Pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Fier, 50 të moshuar që jetojnë në këtë institucion, janë strehuar në spitalin rajonal të Fierit.

Ata vlerësojnë njëzëri përkujdesjen e stafit përgjatë gjithë natës teksa presin rikthimin në strehën e tyre.

Ndërkohë sipas shefit te pranim-urgjencës, doktor Blendi Dhespollari fillimisht në spital janë sjellë 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët janë paraqitur me parametra jetike normale, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshientë, por vetëm të frikësuar.

2 prej tyre janë futur në terapi si rrjedhojë e diagnozave kronike nga të cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive.

Aktualisht janë të stabilizuara dhe të 50 banorët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke pritur rikthimin në godinën e tyre. Një e moshuar, tregoi momentet e panikut kur ra zjarri.

“U tremba. Kishte shumë tym, s’do dilja dot. Dua që të ikim nga këtu, të na rregullohet shtëpia jonë”, tha një e moshuar.

Ndërkohë, një tjetër i moshuar, nga shtrati i spitalit tregoi se kishte humbur ndjenjat në korridorin e azilit pasi ishte asfiksuar nga tymi.

Artikulli paraprak“Gërdeci”/ Merren në pyetje dy dëshmitarët, ish drejtori i Logjistikës: Bërzhita e papërshtatshme për demontim
Artikulli tjetërA do zbardhë “nata” e Preç Zogajt? Shënime mbi romanin e fundit të shkrimtarit, botim i UET Press