Zogaj: E kisha parashikuar fundin e Berishës. Atje ku është shkoi me këmbët e veta

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj thotë se e kishte parashikuar rënien e Sali Berishës në rrjetën e drejtësisë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Zogaj u shpreh se drejtësia mbetet i vetmi rregullator që mund t’i japë fund sundimit të xhunglës në Shqipëri.

Mendoj që nuk ka mendje që mund ta imagjinojë që në fundin e karrierës, ish-presidenti dhe ish-kryeministri të jetë në këtë mizanskenë. Kam pasur një parashikim që mbështetet në përvojën e politikanëve. Kam parashikuar që ky luan me fatin me guxim të madh dhe fati nuk do jetë kurdoherë bujar me të. Atje nuk e ka vënë njeri, ka shkuar vetë. Kishte mundësi të hetohej në gjendje të lirë, por sfidoi drejtësinë.

Në të gjitha këto marrëdhënie, Rama ka një raport të deformuar. Në Shqipëri nuk sundon rregulli dhe ligji, sundon xhungla. Kjo histori erdhi në kulmin e vet. Ka një mekanizëm, por është e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund sundimit të xhunglës. Ky është drejtësia. Në të gjitha vendet perëndimore, rregullatori i demokracisë është ndarja e pushteteve. Rama ka shumë gjëra për t’i ngarkuar. Korrupsionin në sistem e ka Rama.

Exit mobile version