Zonat ku ju dalin puçrrat tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Ndodh që puçrrat e para të dalin gjatë pubertetit, por nëse e keni kaluar atë fazë dhe ende ‘vuani’ nga to atëherë duhet të dini që puçrrat thonë shumë për shëndetin tuaj
Nutricionistja Eve Kalinik ka shpjeguar për Daily Mail arsyet pse shfaqen puçrrat në zona të caktuara dhe çfarë duhet të bëni për t`i reduktuar.
Në faqe
Puçrrat përreth faqeve tuaja mund të shkaktohen nga rosacea, që do të thotë ju mund të keni mosbalancim bakterial në zorrën e trashë. Po ashtu, puçrrat në këtë zonë mund të lidhen me probleme të frymëmarrjes, prandaj mund të jetë koha e duhur për të ndërprerë cigaret dhe të nisni ushtrimet e frymëmarrjes.
Për t`i reduktuar aknet që ju shfaqen në këtë zonë duhet të përfshini më shumë fibra në dietën tuaj, si fruta, arra etj.
Te nofullat
Zakonisht këto puçrra kanë natyrë hormonale, por ndonjëherë lidhen edhe me stresin. Nëse vuani nga puçrrat në këtë zonë do të ishte mirë të përfshini në dietën tuaj ushqime që ndihmojnë në balancimin e estrogjenit, si lakra e bardhë dhe brokoli.
Po ashtu, turmeniku dhe hudhra luajnë një rol të madh në balancimin e hormoneve, prandaj përpiquni t`i shtoni edhe këto në dietën tuaj.
Në ballë
Puçrrat në zonën e ballit lidhen me mosbalancën e prodhimit të vajit. Në këtë rast duhet të konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë zink, si: midhje, mish të kuq dhe fara luledielli. Gjithashtu duhet të shmangni sheqernat dhe ushqimet e përpunuara, pasi ndikojnë në prodhimin e yndyrës.
Në mjekësinë tradicionale kineze puçrrat në këtë zonë lidhen edhe me problemet me tretjen, prandaj rekomandohet të konsumohen ushqime të pasura me fibra ose ato të fermentuara.
Në hundë
Puçrrat që shfaqen në këtë zonë lidhen me probleme të sistemit kardiovaskular, prandaj është e rëndësishme që të rrisni acidet yndyrore të pasura me omega 3 duke konsumuar vaj peshku dhe arra.
Edhe zarzavatet me gjethe luftojnë puçrrat, pasi janë të pasura me vitaminë K.
Për një lëkurë sa më të pastër dhe më të shëndetshme, kini parasysh që të pastroni furçat dhe mjetet e grimit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, as telefoni nuk bën përjashtim.
Ulni nivelin e stresit, flini mirë, hidratohuni dhe ndiqni një dietë të balancuar.

Exit mobile version