Zonja Bino, shumë herë heshtja është flori!

Nga Ilir PECNIKAJ

KËNAQËSI DHE TRISHTIM

Pas rreth 10 ditësh në spital, një lajm i mirë, dr Silva Bino duket se është drejt shërimit të plotë. Ky nuk mund që të mos jetë veçse lajm i mirë, shumë i mirë, si për çdo person tjetër që arrin të shërohet nga kjo sëmundje.

E trisht, jashtë mase e trisht, kur dëgjon nga znj. Bino të thotë: “unë arrita ta kap në kohë covid-19 prandaj i’a dola”. Ku ka trishtim më të madh të dëgjosh nga një prej anëtarëve të Komitetit Teknik togfjalëshin “ARRITA TA KAPI NË KOHË…”. Çfarë duhet ti thotë qindra e mijra shqiptarve që ky komitet, me qeverin që e drejton, j’ua ka mohuar të drejtën e “kapjes në kohë” të coronavirus në dy menyra:

1) atyre me më fat, që arrijnë pas shumë kohësh kërkesë, të bëjnë një tampon, nuk arrijnë asnjëherë ta kapin në kohë sepse kanë një vones me mbi 5 ditë të përgjigjes.

2) Që nuk arrijnë kurrë të bëjnë një të tillë, sepse lista e pritjes është shumë e gjatë, dhe në privat nuk arrijnë dot për çmimin e lartë që kanë.

Është e turpshme dhe kriminale që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar në spital, pozitivitetin e kanë zbuluar me skaner….

Ndaj znj. Bino shumë herë heshtja është flori. Në rastin tuaj kësaj herë përveçse flori duhet të kishte qënë edhe detyrim e respekt për ata që me keq menaxhimin tuaj dhe të kolegëve tuaj të KT dhe të MSHMS i përcollet në botën tjetër.

Heshtni, dhe nese ju ka ngelur një fije zëri, përdoreni për t’ju kërkuar falje popullit që e degdiset në këtë deregje.

Për çdo gjë tjetër, veç shërimit tuaj, provoj veçse trishtim.

Artikulli paraprakRikthimi i vizave, fatkeqësi! Për faj të Edi Ramës, ndëshkohen shqiptarët!
Artikulli tjetërMeta rrëfen takimin me personin me rekorde kriminale