Nga Elton Laska
Në Kurbinin e kapluar prej papunësisë e skamjes nga vizita e fundit e kryeministrit, Edi Rama, mbaj mend vetëm konfliktin e tij me një zotëri në takim, i cili u largua me forcë nga cubat e Ramës, të emëruar në bashki e institucione të tjera.
Ka kaluar kohë nga ai “bashkëbisedim” por nuk e harroj teksa Rama pjesëmarrësve u fliste për shtrimin me pllaka mermeri të sheshit kryesor të qytetit, ndërsa shumë nga ata që merrnin pjesë në atë monolog nuk e kishin as shtëpinë të shtruar me pllaka, por vetëm me shtresë të varfër me çimento.
Edi Rama në fillimet e veta në politikë vinte në Kurbin për të ndenjur me disa emra të njohur të kësaj zone, për tu ndjerë burrë, por shumë shpejt mori nga ata anët me negative e “burrërinë” që fitoi nuk e tregoi me burra, por me burrecë e gra më të cilët mbushi fillimisht Bashkinë e Tiranës më pas qeverinë.
Zoti Rama, ti ndoshta nuk e din, por sot Kurbini është ndër rrethet më të varfra të Shqipërisë, e kjo qeveri përveçse ka shtruar sheshin me mermer nuk ka sjellë asnjë investim në Kurbin. Temperaturat sot janë nën zero dhe ti ndoshta se ke idenë, por janë shumë familje të kësaj zone që nuk kanë pasur asnjë mundësi të sigurojnë drutë për ngrohje, e pajisjet elektrike do mendohen 2 herë përpara se ti përdorin, se shumë kryfamiljarë të varfër se kanë harruar shijen e burgosjes për faturat e papaguara të energjisë elektrike.
Në Laç nuk ka vende të reja pune, pasi askush nuk guxon në investojë në një vend ku punoniësit e shtetit kërkojnë haraç, ndërsa administrata është mbushur nga militantët e rëndomtë, pasi ata pak socialistë të ndershëm që jetojnë në këtë zonë nuk pranuan të etiketohen si Rilindas.
Varfëria ka detyruar mbi 50 % të të rinjve të rrethit të marrin udhët e kurbetit, e jo pak prej janë detyruar që për mbijetesë të marrin rrugën e gabuar.
Në varrezat e qytetit tim prehen shumë djem të rinj që kanë ikur në kurbet për të qenë shpresa e familjes e janë kthyer kufoma.
Skamja është ulur këmbëkryq në shumë vatra, tryezat janë bosh, të rinjtë nuk ndjekin dot studimet e lyerja e fasadave të ndonjë pallati nuk e fsheh dot realitetin e trishtë në të cilin jetojnë këto kohë familjet qytetit tim.
Prindërit nuk kanë mundësi ti shkollojnë fëmijët e tyre, e të ardhurat nga emigrimi janë shpresa e vetme për të siguruar mbijetesën në qytetin kur të biesh në gjumë i paushqyer është kthyer në normalitet.
Ata shokë nga Laci që ti takon e rri nuk përfaqësojnë tërë Kurbinin, pasi këtu për dhjetra kryefamilarë është luks biçikleta e motorcikleta, e jo më makinat luksoze. I pari ynë për ty është një indvid me katër emra, por ai nuk përfaqëson as socialistët e atij qyteti e jo më banorët e kësaj treve fisnike që i ka dhënë shumë Shqipërisë.
Dekriminalizimi nxorri në pah fytyrën tënde të vërtetë, mjafton të shikosh ku e katandise përfaqësimin politik në qarkun e Lezhës, teksa për ty është normale që të zgjidhet dhe një kryebashkiak që garon me vehten e tij, gjë që nuk ka ndodhur as në vitin e errët 1997.
Ndër shekuj Kurbinas Mirditorë Malesore e banorë të rretheve të tjera kanë jetuar si vëllezër në këtë treve, që ti mesa duket nuk e di se është ende pjesë e Republikës së Shqipërisë. Mjafton të zbresësh nga Laçi në Lezhë e jo më më larg për të kuptuar se si një qytet që është thuajse lagje e Tiranës e keni kthyer si një fshat të humbur.
Investimet publike janë minimale, ndërsa mos pretendo të sjellë investime të huaja një drejtues që me gjasë nuk i lejohet të dalë as jashtë shtetit. Laçi, Mamurrasi Miloti e fshatrat e këtij rrethi nuk e meritojnë këtë diskriminim.
(Ish-kryetar i FRPD Kurbin)