Zv/kryetari i PPE në Parlamentin Europian: Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias

Zëvendëskryetari i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev, përmes një postimi në Twitter, ka mbështetur thirrjen e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi në mënyrë eksplicite qeverisë shqiptare të presë rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara se të kalojë në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rikthyera nga presidenti Meta.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias në çdo rast, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”, shkruan në Twitter Andrey Kovatchev.

Kujtojmë se një mbështetje të tillë mbi deklaratat e Varheleyi ka patur dhe nga ana e raportuesit në PE për Shqipërinë, eurodeputetit David Lega.

Artikulli paraprakShtohet presioni ndërkombëtar ndaj Ramës, Raportuesi i PPE: Parlamenti dhe Kryeministri Rama të presin Komisionin e Venecias
Artikulli tjetërSPAK pushon hetimet ndaj 4 gjyqtarëve që kërkuan heqjen e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin