Zv.ministri i Brendshëm: Policët po merren me protestat, jo me vrasjet, prandaj nuk kapen vrasësit

Zv.ministri i Brendshëm i Ramës, Lamallari sapo deklaroi gjatë një debate televiziv se “vrasjet e fundit nuk mund të zbardhen sepse policia po merret me protestat e opozitës”.

Lamallari e bëri të qartë se e gjithë policia është e angazhuar në protestat e opozitës dhe nuk ka kohë dhe kontigjent që të merret me sigurimin e rendit publik për qytetarët.

Kjo është deklarata më e sinqertë e një drejtuesi në ministrinë e Brendshme e cila tregon qartë se krimi ka duart e lira se policia po merret me protestat politike të qytetarëve. Ministria e Brendshme e ka bërë të qratë se i ka lënë qytetet në duart e krimit të organizuar për të mbrojtur pushtetin politik të Ramës të siguruar nga votat e blera.

Prandaj shohim se policia arreston shumë nga demonstruesit paqësorë dhe nuk arreston asnjë vrasës të kohëve të fundit. Për qeverinë kriminelët më të rrezikshëm janë protestuesit dhe vrsësit e krimit të organizuar që kanë marrë në duar pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.

Pjesë nga debati
Qytetarët nuk duhet të ndihen të kërcënuar, pavarësisht se bandat lajnë hesapet njëra me tjetrën. Kështu mendon zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili për të mbrojtur punën e policisë që sipas tij po bën punë të mirë debatoi dhe me gazetaren Klodiana Lala.

“Nuk të përgjigjem ty se nuk je prokurore”, i tha zëvendës ministri i Brendshëm, gazetares.
“Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallimi, kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar” tha zëvendës ministri i Brendshëm.

Blendi Fevziu: Policia duhet të kontrolloj dhe larjen e hesapeve.
Besfort Lamallari: Sigurisht. Do të ishte e pa drejtë të themi që krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit. Pse? Njerëzit duhet të shqetësohen për 125 vrasje për shembull, siç ishte para disa vitesh.

“RD”

Artikulli paraprakBerisha publikon skandalin: Ja si i deleguari i Ramës rrjep peagogët dhe studentët e FSHA
Artikulli tjetërKrimi i organizuar edhe zyrtarisht me eskortë policie, vendimi skandaloz i qeverisë: Policia do të jepet me qera!