Zv.ministri i Ramës në arsim kthehet për t’u bashkuar me protestën e studentëve

Protesta masive dhe mijëra të rinj të bashkuar sot në Tiranë është komentuar pozitivisht, si një shenjë revolte ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.
Ndonëse një javë më parë deklaroi se u largua nga Shqipëria, pasi dha dorëheqjen nga posti i zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka duket se ka ndërruar mendje nga insistimi dhe pjesëmarrja masive e të rinjve ndaj Lindita Nikollës.
Në një postim në rrjetet sociale, Muka njofton se sapo ka blerë biletën e kthimit në Tiranë dhe së shpejti do t’ju bashkohet protestës së studentëve.
“Sapo bleva biletën e avionit për t’ju bashkangjitur studentëve! Do jem dhe unë mes jush, dhe të gjithë bashkë të kërkojmë arsim cilësor!
Ftoj çdo intelektual të vendit të bëhemi bashke dhe ti japim rinisë një universitet cilësor! Rinia meriton më shumë, meriton dinjitet!”, shkruan Muka, i cili edhe pse u largua nga Shqipëria, sërish i ka mbështetur studentët përmes thirrjeve në rrjetet sociale.
Kriteret e studentëve:
1.Përgjysmimi tarifave
2. Heqja e tarifave shtesë
3. Përmirësim i kushteve
4. Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët.

Exit mobile version