Zvicra ka arritur për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian në historinë e ekipit të vet kombëtar, pasi e mundi Francën në penallti të hënën vonë më Bukuresht.
Mbappe është fytyra tragjike, pasi e humbi penalltinë e fundit duke e dërguar Zvicrën tutje, shkruan Gazeta Express.
Pas 120 minutave lojë, ndeshja përfundoi 3:3. Ishte Haris Seferovic i cili e shënoi golin e parë dhe kaloi Zvicrën në epërsi duke e befasuar kampionin e botës. Njëherit, ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në minutën e 55-të Zvicra pati mundësinë ta shënonte ndoshta golin e fitores, por Ricardo Rodriguez dështoi të shënonte nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
Benzema brenda dy minutave përmbysi gjithçka dhe kaloi Zvicrën në epërsi. Në të 75-tën Pogba dyfishoi epërsinë.
Në të 81-tën, Seferovic ngushtoi epërsinë, kurse në të 90-tën Gavranovic barazoi rezultatin.
Më pas gjatë vazhdimeve, nuk pati gola dhe ndeshja shkoi në penallti, ku Zvicra u tregua më e suksesshme.
Kështu, në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Spanjën.