Nuk është vetëm Albian Ajeti, talenti i radhës që Zvicra i rrëmben Shqipërisë, por edhe Florent Hadërgjonaj. Mbrojtësi i Ingolstadt ka marrë së fundmi një ftesë nga kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e muajit qershor, miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe atë eliminatore kundër Ishujve Faroe.
Hadërgjonaj ka qenë një lojtar i vëzhguar nga De Biasi, por fakti që luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ku luan Elseid Hysaj ndoshta e ka bërë të pamundur afrimin e tij tek Shqipëria, ndërsa gjithashtu në muajt e fundit u përfol se mund të luante edhe për Kosovën. Florent Hadërgjonaj luan në Bundesligën e Gjermanisë tek Ingolstadt dhe pozicioni i tij është mbrojtës i krahut të djathtë.