Zyrtare: Besnik Hasi emërohet trajneri i klubit belg

Klubi belg, KV Mechelen ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi.

Trajneri me prejardhje nga Gjakova është rikthyer në punë pas rreth një viti e gjysmë, kur u shkarkua nga Al Ahli i Arabisë Saudite. Hasi ka vendosur të rikthehet në një kampionat që e njeh mirë, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin belg, KV Mechelen.

“Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-trajneri i Anderlecht, Legia Varshavës dhe Ol;ympiacos, ndër të tjera, nënshkruan një kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit”, thuhej në njoftim.

Artikulli paraprak‘Butrinti’/ “Vendimmarrje e gabuar për çështje klientelizmi”, Auron Tare: E kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese. Parku s’ka pse merret në menaxhim nga privati
Artikulli tjetërRaporti i Komisionit Europian: Ka mungesë transparence në fondet e tërmetit, forconi kontrollin për PPP-të