Klubi I Egnatias ka zyrtarizuar sot firmën me sulmuesin e ri, që pritet të ndihmojë ekipin në pjesën e dytë të sezonit. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, Juba Drame është bërë pjesë e klubit rrogozhinas, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Tetova.
Sulmuesi francez ka ardhur këtë fundjavë në Shqipëri, teksa ka nënshkruar sot marrëveshjen për dy sezone e gjysmë me rrogozhinasit. Klubi i ka besuar atij fanellën me numrin 7, atë që mbante i ndjeri Rafael Duamena në radhët e kësaj skuadre.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruajë kontratë me sulmuesin Juba Drame për 2.5 vitet e ardhshme.
Drame me një CV të pasur pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë dhe një alternativë më shumë në formacion e trajnerit Edlir Tetova”, shkruhej në njoftimin e klubit rrogozhinas.