Zyrtare/ Europa aprovon krimbat si ushqim për njerëzit, kanë më shumë proteina se mishi i kafshëve

Evropa ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Vendimi është marrë sot nga Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore.

Në krahasim me mishin, insektet kanë më shumë proteina sesa yndyrna dhe rriten e riprodhohen më shpejt.

Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm.

“Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore dhe kërkesat e reja do të hapin gjithashtu mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Ververis.

Në shumë vende të botës (Afrikë, Australi dhe Zelandë e Re) konsumohen insekte, madje ka restorante të specializuara që shërbejnë vetëm insekte.

Exit mobile version