ZYRTARE/ Gjithë jetën te katalanasit, Barcelona i jep lamtumirën kapitenit

Rrugët e Barcelonës dhe Serxhi Robertos janë ndarë pas 15 vitesh në radhët e klubit katalanas, nga akademia e të cilit ka dalë mesfushori.

Futbollisti, i cili mbante shiritin e kapitenit në klubin katalanas, ka vendosur të largohet pasi nuk bën pjesë në planet e Hansi Flik. Palët kanë gjetur akordin dhe sot është nënshkruar marrëveshja për prishjen e kontratës mes palëve.

Futbollisti 32-vjeçar tashmë është një lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, me ofertat që nuk i mungojnë. Sevilja, Ajaksi dhe Fiorentina janë klubet në kampionatet elitare që kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa nuk mungojnë oferta edhe nga vende si Arabia Saudite apo SHBA.

https://www.instagram.com/_u/fcbarcelona/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dbe09fef-c640-4a3d-ad36-9bcecffbcd27&ig_mid=6138ED0D-4708-468C-A89E-739B79E5C6AC

Artikulli paraprakKujdes në pishina, ja mikrobet që mund të merrni! Masat e nevojshme të sigurisë
Artikulli tjetërCNN: Shumica e qyteteve të botës nuk do të jenë në gjendje të presin Lojërat Olimpike gjatë verës në dekadat e ardhshme