Zyrtare, BE i mbyll dyert Shqipërisë, vendi nën izolim, të na rrojë banda Tahiri-Rama-Habilaj

Shqipëria nuk pranohet në BE me Ramën. Komisioneri për Zgjerimin, Hahn deklaroi se ne duam vende që eksportojnë stabilitet dhe jo destabilitet, ndërsa Mogerini deklaroi se kërkohet një luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe gjithpërfshirje në proceset politike.
“Bëni detyrat e shtëpisë”, ishte porosia e Komisionerit Hahn për drejtuesit e qeverive të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian paraqiti Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dokumenti ripërcakton nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t’i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre.
Që në hyrje të Strategjisë për Zgjerimin, saktësohet se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, “por jo në kushtet në të cilat ato janë aktualisht”. Dokumenti njeh përparimin e bërë ndër vite, “por në mënyrë që vendet të përmbushin të gjitha kushtet e anëtarësimit dhe të forcojnë demokracitë e tyre, ende kërkohen reforma gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare”, duke veçuar tre drejtimet kryesore: sundimin e ligjit, konkurrueshmërinë dhe bashkëpunimin rajonal e pajtimin.
I një rëndësie parësore për BE-në konsiderohet “forcimi i ndjeshëm i shtetit ligjor”. Panorama e sotme që vizatohet nga dokumenti paraqitet problematike, ndërsa flitet për “elemente të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private”, gjë e cila “ushqen një ndjenjë të mosndëshkimit dhe pabarazisë”. Dokumenti flet për ndërhyrje të gjera politike dhe kontroll të mediave. Shteti ligjor, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë konsiderohen si “një pikë kyçe referimi në bazë të së cilës vendet do të gjykohen nga BE-ja”, ndërsa vihet theksi te nevoja për reformat në sistemin gjyqësor që do të sigurojnë “funksionimin e pavarur, cilësor dhe efikas të tij”.
“RD”

Artikulli paraprakTaksa e re, izolim dhe apartejd për Veriun e vendit, pjesë e planit për ta ndarë nga Shqipëria
Artikulli tjetërS’ka paqe për bandën, goditja tjetër nga PPE: Udhëheqës në rajon në drejtim të paditur, s’ka BE pa drejtësi të pavarur