Tashmë është zyrtare, pas Anglisë, shteti tjetër që do të ketë 5 skuadra në Champions është Spanja.
Eliminimi i Lacios me penallti nga Liga e Europës dhe kualifikimi i Atletiko Bilbaos ndaj Rejnxhërs, bëri që Spanja matematikisht të sigurojë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve, pasi Italia nuk mund ta kalojë më.
Momentalisht vendi i pestë në La Liga mbahet nga Vijareali i ndjekur nga Betis me 3 pikë më pak.