Më në fund u krye, Milani kalon zyrtarisht nga duart e Silvio Berlusconit te ato të kinezit Li Yonghong. Pas 31 viteve mbyllet epoka Berlusconi, padyshim më e lavdishmja në historinë e klubit. Kompania Fininvest që zotëronte Milanin, pasi u derdh në arkat e saj pagesa e plotë shiti 99.93% të aksioneve te kompania luksemburgase, Rossoneri Sport Investment Lux, që është krijuar enkas për këtë transaksion nga investitori kinez. Në komunikatën zyrtare të Fininvest bëhet e ditur se u finalizua shitja e aksioneve, ndërsa sqaron se parimet e përgjithshme të akordit janë ato që janë bërë të ditura prej kohësh me një vlerësim në total të AC Milan prej 740 milionë eurosh, përfshirë dhe njohjen e një situate debiti prej rreth 220 milionë eurosh, në të cilën gjendet klubi. Mediat italiane bëjnë të ditur se, Li Yonghong për të kompletuar kalimin e aksioneve derdhi në arkat e fundit edhe shumën e mbetur prej 370 milionë eurosh, pasi kishte paguar më parë edhe dy këste, secili prej rreth 100 milionë eurosh.
Kryesore
Continue to the categoryShtet hajgare! As dy ndërtesa konviktesh nuk restauron dot vetë
Nga Doriana Musai
Shtet hajgare! As dy ndërtesa konviktesh nuk restauron dot vetë.
Vjen Kancelaria e Gjermanisë, dhe Kryeministri i Shqipërisë, i kërkon investim për...